TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
57 vjeçari Astrit Shanaj ka përfunduar në pranga pasi ka dhunuar fizikisht juristin e Hipotekës Fier.
Autori ka kërkuar shërbim për të cilin nuk kishte bërë aplikim më parë dhe pas konfliktit me fjalë ka goditur me grushta brenda institucionit, juristin, shtetasin D.H, 30 vjeç.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan shtetasin:
•Astrit Shanaj, 57 vjeç, banues në Fier.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet se në institucionin e Z.V.R.P.P Fier, ka kërkuar shërbim për të cilin nuk kishte bërë aplikim më parë dhe pas konfliktit me fjalë ka goditur me grushta brenda institucionit, juristin, shtetasin D.H, 30 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës” parashikuar nga Neni 237 i Kodit Penal. TPZ.AL