AKTUALITET, 4 Dhjetor 2017, 15:37

Krijuan një “call center” për të shitur drogë, arrestohen shqiptarët

Krijuan një “call center” për të shitur drogë,

Furnizonin me drogë tregtarët përmes porosive telefonike.

Në listën e “call center”-it ishin edhe klientë “VIP”, tregtarë të ndryshëm, por më në fund policia italiane e qytetit të Arecos u vendosi pranga gjashtë personave, që të gjithë shqiptarë dhe italianë..

Sipas portalit italian, Controradio.it, ideja e shitjes me telefon ishte e një shqiptari, që tashmë është i arrestuar.

Klientët paguanin deri në 60 euro për një dozë. Në momentin e arrestimit, shqiptarit iu gjetën në shtëpi 350 gramë kokainë  dhe 500 gramë marihuanë.

TPZ.AL