TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kështu shkruan Courrierdesbalkans.fr në një shkrim të radhës të saj. Sipas saj, edhe pse hetimet janë në vijim, vetëm javën e kaluar në Greqi u kap një sasi e madhe droge, që sipas medieve greke është e miqve të ish-ministrit të Brendshëm.
‘Hetimi i lidhjeve të Saimir Tahirit me "klanin Habilaj" vazhdojnë për momentin, ende pa asnjë pasojë për ish-Ministrin e Brendshëm, i cili ende qëndron në Parlamentin shqiptar.
Pas një sërë zbulimesh komprometuese dhe vendimit të mazhorancës që të mos lejojë arrestimin e tij, presioni ndërkombëtar ndaj qeverisë së Edi Ramës është përshkallëzuar.
Opozita e akuzon Edi Ramën se e ka kthyer Shqipërinë në një "narko shtet".
Shtetet e Bashkuara, nëpërmjet të ngarkuarit me Punë në Këshillin e Përhershëm të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), kanë shprehur vendosmërinë e tyre që Shqipëria të vazhdojë hetimet. Sipas të ngarkuarit me Punë, Tahiri ka dalë në përgjimet e policisë italiane si i përfshirë në klanin Habilaj’, shkruhet në Courrierdesbalkans.fr.
