AKTUALITET, 4 Dhjetor 2017, 14:24

Financierit të Habilajve i zgjaten afatet me 50 ditë

Financierit të Habilajve i zgjaten afatet me 50 ditë

Gjykata e Tiranës shtoi me 50 ditë qëndrimin në burg të Nezar Seitit, i dyshuar si “financieri” i grupit kriminal të trafikut të drogës, i drejtuar nga Moisi Habilaj. Vetë Seiti kërkon të ekstradohet drejt Italisë. Më herët gjykata ka dhënë dy vendime të tjera me nga 20 ditë secili për Seitin.

Zgjatja e re e afatit është ankimuar në Apel nga avokati i Seitit, i cili mësohet të ketë thënë se Ministria e Drejtësisë ende nuk ka depozituar kërkesën për ekstradim.

Për Seitin ekziston edhe një masë tjetër shtrënguese, “arrest në burg”, dhënë nga Krimet e Rënda, për llogari të hetimit të nisur ndaj tij në Shqipëri.

TPZ.AL