TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Avokati Spartak Ngjela ka postuar në rrjetin social një shkrim, ku i referohet përmbytjeve të ditëve të fundit. Sipas tij, kjo situatë ka shkatërruar të gjitha urat e korrupsionit si dhe rrugët e tij. Më tej, ai shton se kjo situatë ka nxjerrë zbuluar ministrat, që i kanë vjedhur qytetarëve 1 miliardë euro, ndërkohë që kostoja e përmbytjeve shkon në 3 miliardë euro.
Postimi i Plotë
Përmbytja i hodhi të gjitha urat e korrupsionit; Që të gjitha argjinaturat e korrupsionit; Ajo i shkatërroi të gjitha rrugët e korrupsionit. Por ajo iu tregoi shqiptarëve se, kjo përmbytje që e ka koston afër 3 miliardë dollarë; provoi se nga ministrat e korruptuar të Bujqësisë dhe të Ndërtimit; nga drejtorë dhe klientë të tyre, u janë grabitur shqiptarëve 1 miliardë dollarë. Të gjitha do të hetohen. Madje janë në hetim me fakte nga ekspertët e huaj.
Po Rama pse gënjen pikërisht për këtë? Së është një i korruptuar që ka mendjen e një fëmije. Pse, nuk e shihni çfar gënjeshtari fëminor është, kur, pa asnjë lloj kalkulimi, thotë që: " po të mos isha unë, Edi Rama, dëmet do të ishin shumë më të mëdha". Vetëm një 12 vjeçar e ka këtë kurajë injorantësh për të folur kështu.
Mbani mend një gjë: Çdo fatkeqësi natyrore do t' iu japë shqiptarëve provat e grabitjes së qeverive që i kanë qeverisur dhe kësaj që po e qeveris.
TPZ.AL