AKTUALITET, 10 Qershor 2020, 13:44

Kreu i PD në Velipojë përplaset me IKMT: Po bëhet prishje selektive

Kreu i PD në Velipojë përplaset me IKMT: Po bëhet prishje


Aksioni i IKMT për shembjen e objekteve pa leje në plazhe ka sjellë përplasje me policinë në Velipojë.

Kreu i PD në Velipojë Nikollë Marku ka debatuar me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe IKMT lidhur me këtë aksion, pasi një prej objekteve që po prishet është edhe një lokal në emrin e tij.

Marku pretendon se kjo është e qëllimshme dhe selektive, ndërsa kërkon të takohet me personat përgjegjës për të paraqitur dokumentacionin për biznesin e tij.

“Pse bëni këtë reprezalje kështu. Hajde këtu të jap dokumentet. Unë dua të takoj personin përgjegjës”, është shprehur Marku.

Aksioni ka nisur mëngjesin e sotëm dhe po vazhdon paralelisht edhe në Karaburun të Vlorës.