AKTUALITET, 10 Qershor 2020, 10:54

Përkeqësohet situata e koronavirusit në vend, mes 42 të infektuarve edhe pesë personel shëndetësor

Përkeqësohet situata e koronavirusit në vend, mes 42 të


Sot është shënuar dita me numrin më të lartë të rasteve të reja me koronavirus në vend.

Instituti i Shëndetit Publik njoftoi 42 raste të konfirmuara me koronavirus.

Rastet e konfirmuara janë kontakte të rasteve të konfirmuara por edhe raste të reja.

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 80 personel shëndetësor dhe kanë rezultuar të prekur pesë prej tyre.

ISHP njofton se aktualisht në të gjithë vendin janë 327 raste aktive me koronavirus, pjesa më e madhe në Tiranë dhe Shkodër.

Rastet e reja sot

21 raste në Tiranë

9 raste në Shkodër

4 raste në Durrës

3 raste në Krujë

2 raste në Lushnje

1 rast në Berat

1 rast në Pukë

1 rast në Urën Vajgurore.