TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nelson Hysa, të cilit OFL i ka dërguar sot formularin për vetëdeklarimin e pasurisë është i njohur si anëtar i grupit Bajri.
Ai është boksieri i Vllaznisë dhe ka marrë edhe disa tituj kampion në këtë sport. Hysa është i njohur për policinë, pasi akuzohet për disa vepra penale si pjesëmarrje në organizata krīminale, grup i strukturuar krīminal dhe paracaktim të rezultateve në garat sportive në bashkëpunim.
Nelson Hysa u shpall në kërkim në shtator të vitit 2018 dhe u vu në pranga më datë 8 mars të vitit të kaluar në një apartament në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, ku iu sekuestrua edhe një makinë tip BMW.
Nelson Hysa i shpëtoi një atentati krīminal në datën 6 maj 2017. Hysa u qëllua me dy plumba por arriti të shpëtonte pa rrezik për jetën.
