AKTUALITET, 10 Qershor 2020, 11:38

Humb jetën gruaja me koronavirus tek Infektivi

Humb jetën gruaja me koronavirus tek Infektivi


Një 81-vjeçare, e shtruar te Spitali Infektiv, ka humbur jetën ditën e sotme.

E moshuara ishte e infektuar me koronavirus, por Ministria e Shëndetësisë sqaron se ajo ishte asimptomatike dhe se nuk humbi jetën nga COVID-19.

81 vjeçarja ishte asimptomatike, ndërsa humbi jetën nga insuficienca e disa organeve.

“E moshuara vuante dhe nga Insuficience multiorganore kronike të dekompensuar (kardiake, renale, metabolike, diabet insulinovartes), bartëse e sars cov2, por pa simptoma”, sqaron Ministria.

Njoftimi i Ministrisë:

Nuk ka vdekje nga COVID19, 81 vjeçarja ishte asimptomatike, ndërroi jetë nga insuficienca e disa organeve.

Ministria e Shëndetësisë informon se, referuar shërbimit infektiv, një 81 vjeçare ka ndërruar jetë nga insuficienca multiorganore. E moshuara, sipas këtij shërbimi, ishte asimptomatike për Covid19.

81-vjeçarja vuante dhe nga Insuficience multiorganore kronike të dekompensuar (kardiake, renale, metabolike, diabet insulinovartes), bartëse e sars cov2, por pa simptoma.