AKTUALITET, 10 Qershor 2020, 12:21

Ardian Çapja shpëton për të tretën herë, kalon rrezikun për jetën, kërkesë mjekëve: Dua të dal nga spitali

Ardian Çapja shpëton për të tretën herë, kalon


Ardian Çapja i ka shpëtuar edhe kësaj here atēntatit që kërkoi t’i merrte jetën tre ditë më parë.

News 24 raporton se 55-vjeçari, i cili mori një plumb në shpatull që i kaloi shumë pranë zemrës duke i rrezikuar seriozisht jetën ka dalë nga reanimacioni dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Ardian Çapja i ka bërë kërkesë bluzave të bardha për të dalë nga spitali.

“Dua të shkoj në shtëpi dhe të ndiqem privatisht në shtëpi për gjendjen”, ka deklaruar Çapja.