TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dita me numrin rekord të të prekurve me koronavirus është shoqëruar edhe me shtim të numrit të pacientëve të shtruar në Infektiv.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë sot me dije se vetëm në 24 orët e fundit janë referuar në spitalet infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” nëntë pacientë të dyshuar të cilët janë konfirmuar pozitivë dhe janë shtruar në spitalin infektiv, ku vijon të rritet numri i të shtruarve, kryesisht nga Tirana.
“Aktualisht janë 46 të shtruar pozitivë me Covid19. Është rritur numri i pacientëve që kanë nevojë për terapi intensive.
Tetë prej të shtruarve janë në terapi intensive, njëri prej tyre në intubim”- njofton ministria e Shëndetësisë, duke shtuar se “një pacient ka dalë nga intubimi falë punës së stafit mjekësor të spitalit infektiv”.
COVID-19 – Statistika (10 Qershor 2020)
Testime totale 19271
Raste pozitive 1341
Raste të shëruara 980
Raste Aktive 327
Humbje jete 34 (Qarku Tiranë 21, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)