TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
OFL i ka dërguar formularin për deklarimin e pasurisë katër personazheve të dënuar apo të shpallur në kërkim për vepra të rënda penale siç janë vrasja apo gjobvënia.
Në shënjestrën e OFL sot kanë qenë Endrit Zela dhe Fenc Ferhati, të cilësuar nga prokuroria si pjesëtarë të grupit të Shullazit.
Po ashtu pasurinë brenda 48 orësh duhet ta deklarojnë Igli Memaj dhe Nelson Hysa.
Memaj, i njohur edhe si “Sulioti” është një personazh i njohur në Vlorë dhe policia dyshon se ka marrë pjesë në disa atēntate, njëri prej të cilit ishte ai i vitit të shkuar ndaj Inez Hajrullës në zonën e “Lungomares” në Vlorë, raporton Abc News.
Në atë atēntat të organizuar mirë, Hajrull arriti të shpëtojë edhe në sajë të reagimit me ārmë ndaj tre personave që e qëlluan me breshëri automatiku duke mos i shkaktuar asnjë dëmtim. Nga atēntati mbeti i plagosur ndërkohë një kalimtar.
Memaj u ekstradua në Shqipëri në janar të këtij viti me kërkesë të palës shqiptare me argumentin se kishte marrë pjesë në këtë atēntat ndaj Inez Hajrullës.
Bashke me të, policia ka shpallur në kërkim edhe shtatë persona të tjerë.