BALLKAN, 9 October 2026, 16:27

Kosovë/ Të shtëna me armë zjarri në Gjilan, vritet një grua dhe plagoset një person tjetër (VIDEO)

Kosovë/ Të shtëna me armë zjarri në Gjilan, vritet

Një grua ka humbur jetën dhe një person tjetër ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë zjarri të regjistruara pasditen e kësaj të premteje në Livoç të Ulët, në Gjilan.

Sipas raportimeve, viktima është qëlluar me armë zjarri teksa ndodhej brenda një makine, ndërsa nga e njëjta ngjarje ka mbetur i plagosur edhe një person tjetër.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur efektivët e policisë, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Mediat në Kosovë raportojnë se autoritetet po hetojnë rastin.