BALLKAN, 6 October 2026, 21:48

Protestë para Kuvendit të Kosovës, qytetarët kërkojnë miratimin e ndryshimeve për Specialen

Protestë para Kuvendit të Kosovës, qytetarët

Shumë qytetarë janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu”, pranë hyrjes së Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku po vijon protesta me kërkesën për miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Protestuesit janë grumbulluar në hapësirën para objektit të Kuvendit dhe kërkojnë nga deputetët që ndryshimet në ligj të miratohen në lexim të dytë.

Ndërkohë, Policia e Kosovës ka shtuar praninë dhe masat e sigurisë përreth objektit të Kuvendit dhe institucioneve përreth.

Gjatë protestës, disa qytetarë kanë shprehur revoltën ndaj zhvillimeve të fundit, duke hedhur mjete piroteknike në drejtim të hyrjes së Kuvendit, ku janë vendosur njësitet policore.

Protesta po zhvillohet në një kohë kur plotësim-ndryshimet e Ligjit për Dhomat e Specializuara ende nuk janë sjellë për votim në lexim të dytë në Kuvendin e Kosovës.