AKTUALITET, 22 Prill 2020, 12:14

Koronavirusi ul ritmin në Spanjë, dita e dytë me më pak vdekje

Koronavirusi ul ritmin në Spanjë, dita e dytë me më pak


Spanja regjistroi 435 vdekje nga koronavirusi i ri brenda 24 orëve të fundit, një shifër që e çon në 21,717 gjithsej, tha Ministria e Shëndetësisë.

Vendi që ka më shumë se 208,000 raste dhe është i treti më i prekur në botë pas Shteteve të Bashkuara dhe Italisë, do të zgjasë shtrëngimin shumë të rreptë të masave deri më 9 maj.

Qeveri po i afrohet hapjes me kujdes ekstrem, megjithatë do të zbusë paksa masat shtrënguese, duke i lejuar fëmijët të dalin jashtë dhe të marrin pak ajër të pastër të Dielën.