AKTUALITET, 22 Prill 2020, 10:59

Korçë/13 emigrantë shqiptarë dalin nga karantina: Nuk kemi para të paguajmë hotelin, si u rrit çmimi

Korçë/13 emigrantë shqiptarë dalin nga karantina: Nuk kemi


Trembëdhjetë emigrantë që ishin të karantinuar në një hotel në Korçë kanë dalë nga karantina. Por, problem është likuidimi i hotelit, pasi emigrantët shqiptarë shprehen se çmimi që duhet të paguajnë është shumë më i lartë, nga sa u kanë thënë në fillim. Ata deklarojnë se nuk kanë mundësi të paguajnë faturën e plotë.

“Kushtet ishin shumë të mira edhe kontrollet. Kemi paguar 700 mijë lekë bashkë me djalin. Nënshkruam dokumentet që në doganë por atje na dhanë çmim tjetër kurse këtu dhanë më shumë” u shpreh njëri, raporton Report Tv.

Çmimi që duhet të paguajë një person për qëndrimin 14 ditor është 35 mijë lekë në ditë. Një ditë më parë në qytetin e Korçës dolën nga karantina 35 emigrantë të tjerë. Emigrantëve, shpenzimet e hotelit dhe ushqimin ua pagoi biznesmeni Lazim Destani.

Çfarë ka deklaruar Rama?

Disa ditë më parë më parë kryeministri Edi Rama deklaroi se ka nisur procesi i atdhesimit të shqiptarëve që kanë ngelur jashtë vendit, pas mbylljes së kufijve.

Rama u shpreh se emigrantët pasi të futen në tokën shqiptare do të qëndrojnë dy javë në hotele, në karantinë.

Ai sqaroi se shteti do ju paguajë qytetarëve fjetjen në hotele, por jo ushqimin.

Ndërsa emigrantët ankohen se ky premtim i Ramës nuk është mbajtura, pasi pronarët e hoteleve kanë kërkuar lekët.