AKTUALITET, 22 Prill 2020, 11:51

Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve mesazh besimtarëve për fillimin e muajit të Ramazanit: Agjëroni sipas mundësive

Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve mesazh besimtarëve për fillimin


Nesër fillon muaji i madhërishëm i Ramazanit dhe besimtarët myslimanë dhe bektashinj në Shqipëri dhe gjithë botën fillojnë agjërimin.

Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Edmond Brahimaj ka një mesazh për besimtarët dhe ata që agjërojnë duke i uruar që Zoti t’u pranojë lutjet.

Baba Mondi thotë se koronavirusi në këtë muaj është vështirësi më tepër dhe i bën apel besimtarëve të agjërojnë sipas mundësive dhe aftësive.

Po ashtu ai citon Profetin Muhamed: “Përshtatu kohës duke shtuar se shqiptarët edhe pas tërmetit edhe pas koronavirusit do dalin faqebardhë para vetes dhe Zotit”.