AKTUALITET, 22 Prill 2020, 11:51

Fasoneria në Krujë “burim” infeksioni: 18 të infektuarit, punonjës dhe të afërm të tyre

Fasoneria në Krujë “burim” infeksioni: 18 të


Mëngjesin e sotëm u raportua nga media se  në Krujë ishin konfirmuar edhe 18 raste me koronavirus. Të gjithë këta persona e kanë marrë virusin nga vatra kryesore e infeksionit në vend që është fasoneria e prodhimit të këpucëve.

Lajmi tashmë është konfirmuar edhe nga Ministria e Shëndetësisë që njoftoi se në vendin tonë janë konfirmuar  25 raste të reja me Covid-19 brenda 24 orëve. Rastet e reja janë regjistruar në: Krujë 18 raste, Tiranë tre raste, Elbasan dy raste, një rast në Shkodër dhe një në Kurbin.

Të infektuarit janë punonjës të fasonerisë por edhe persona nga rrethi i tyre i ngushtë familjar.

Ndërkohë, dy grupe të ndryshme epidemiologjike po bëjnë analiza te të tjerë persona që kanë qene pjesë e fasonerisë dhe kanë pasur kontakt të ngushtë me të sëmurët.