TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ndërkohë që sot është shënuar viktima e 27-të e koronavirusit në vend, në dy spitalet COVID në vend po vijon puna intensive e mjekëve për shërimin e të shtruarve.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 40 pacientë.
“Në shërbimin infektiv aktualisht janë 33 të shtruar. Katër pacientë janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë shtatë pacientë të shtruar.
Katër pacientë janë në terapi intensive, në gjendje të rënduar”- tha zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira rakacolli, gjatë deklaratës së sotme për mediat, lidhur me situatën e koronavirusit në vend.