AKTUALITET, 22 Prill 2020, 12:05

Ministria e Shëndetësisë e pranon: Janë bërë 40 testime, një i burgosur tek “313” është i infektuar me koronavirus

Ministria e Shëndetësisë e pranon: Janë bërë 40


Zv/ministjra e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka pranuar ditën e sotme se një burgosur tek burgu “313” rezulton i infektuar me covid-19. “Janë bërë 40 testime dhe njëri ka rezultuar pozitiv”, është shprehur Rakacolli gjatë një deklarate për mediat. Ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Ditën e djeshme u raportua në media se një shtetas italian, i cili vuan dënimin në burgun “313”, pasi është arrestuar për trafik droge, është prekur nga COVID-19. 42-vjeçari italian është kapur dy vite më parë gjatë një operacioni anti-drogë në qytetin e Durrësit.

Mësohet se ai ishte një nga ‘bossat’ e klanit Di Cosimo, një nëngrup i të ashtuquajturës “Camorra barese” me qendër në qytetin e Barit. Për shkak të implikimit të tij me trafikimin e drogës, italiani ishte shpallur në kërkim që prej vitit 2017 për t’u arrestuar në Shqipëri një vit më vonë.

Po kështu, ministria e Shëndetësisë njoftoi ditën e sotme se numri total i të infektuarve në vendin tonë ka shkuar në 634, ndërkohë kanë humbur jetën 27 persona. Ndërsa, betejën me COVID-19 e kanë fituar 356 qytetarë.

Harta është zgjeruar 18 raste në Krujë,3 në Tiranë, 2 raste në Elbasan, 1 rast në Shkodër, 1 rast në Kurbin.