AKTUALITET, 22 Prill 2020, 11:45

Edhe njëmbëdhjetë të shëruar, ja pesë zonat ku të gjithë të prekurit e kanë mundur koronavirusin

Edhe njëmbëdhjetë të shëruar, ja pesë zonat ku


Gjatë 24 orëve të fundit, 11 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 356.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë sot me dije se në vend janë pesë zona ku të gjithë personat e identifikuar të prekur, janë tashmë të shëruar, pra e kanë mundur koronavirusin.

“Rezulton se Berati, Lezha, Mirdita, Rrogozhina dhe Tropoja janë zona ku të gjithë të prekurit deri tani, janë aktualisht të shëruar”- tha zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, teksa dha të rejat më të fundit lidhur me situatën e sëmundjes në vend.

Sipas saj, aktualisht në vendin tonë janë 251 persona të infektuar aktivë dhe siç shihet numri i të shëruarve është më i lartë.

“Kjo tendencë tashmë vazhdon pa luhatje prej më shumë se një jave”- theksoi ajo.