AKTUALITET, 28 Mars 2020, 15:56

Koronavirusi, mediat amerikane: Në New York, një i vdekur çdo 17 minuta

Koronavirusi, mediat amerikane:  Në New York, një i vdekur çdo

Koronavirusi po vret në qytetin e New York-ut një person çdo 17 minuta. Lajmin e bën me dije "New York Post".

Në metropolin e infektuar janë më shumë se 26.600 persona me koronavirus, prej të cilëve 5250 janë të shtruar në spital.

Pacientët me koronavirus në terapi intensive janë 1175. Zona më e goditur është ajo e Queens me 8529 raste, e pasuar nga Brooklyn me 7091, Bronx me 4880, Manhatani me 4627 dhe Staten Island me 1534, raste.