TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Për herë të parë pas më shumë se një muaj Spanja regjistron numrin më të vogël të vdekjeve në vend.
Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 288 persona, duke e çuar në 23 190 numrin total të vdekjeve ka bërë me dije ministria e Shëndetësisë.
Ndërsa të infektuarit është rritur me 1 729 më shumë se një ditë më parë duke e çuar në 207 634 të infektuar në total. Edhe numri i të shëruarve në Spanjë është rritur ndjeshëm, vetëm në 24 orët e fundit janë shëruar e 3 024 persona, duke e çuar në 98 732 numrit total.
Shifra e të shëruare në një ditë është gati sa dyfishi i të infektuare të rinj. Ndërkohë Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, tha se qeveria e tij planifikon që në gjysmën e dytë të majit të nisë lehtësimin e masave të izolimit, të ndërmarra për frenimin e pandemisë së koronavirusit.
Kufizimet do të lehtësohen ngadalë dhe gradualisht tha kryeministri. Sanchez . Ndërkohë pas gjashtë javësh bllokim, në Spanjë kufizimet lehtësohen edhe për fëmijët, të cilëve tashmë u lejohet të dalin nga shtëpinë për të luajtur.