BOTA, 26 Prill 2020, 08:50

Qeveria franceze drejt lehtësimit të masave kufizuese, ja çfarë propozon kryeministri Philippe

Qeveria franceze drejt lehtësimit të masave kufizuese, ja


Ndonëse është goditur rëndë nga koronavirusi, Franca do të paraqesë planin e saj për të lehtësuar masat e kufizimeve për qytetarët. Mësohet se këto masa, do të paraqiten të martën nga kryeministri francez Edouard Philippe në Asamblenë Kombëtare Franceze.

Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësi i qeverisë, shkruan CNN. Teksa masat u vendosën në 17 mars, mendohet që këto kufizime të hiqen në datën 11 maj.

Kujtojmë se dje kryeministri francez tha se vendi nuk mund t’i kthehet normalitetit, pas u gjetur vaksina kundër koronavirusit. Kujtojmë se disa shtete në Europë kanë nisur lëshimin e masave kufizuese.