TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nga BILD
Kina është përpjekur që të ndikojë te zyrtarët e qeverisë gjermane në krizën e koronës. Kjo është konfirmuar nga Ministria e Brendshme Federale pas një kërkese nga Bundestagu.
Qeveria tha se ishte në dijeni që diplomatët kinezë kanë kontaktuar me zyrtarët gjermanë- ‘me qëllim bërjen e deklaratave publike pozitive për menaxhimin e koronavirusit në Republikën Popullore të Kinës’. Fillimisht për këtë shkroi ‘Welt am Sonntag’.
Në përgjigje të një kërkese nga deputetja Margarete Bause thuhet se zyrtarë dhe punonjës të ministrive federale janë kontaktuar, të cilët nga ana e tyre alarmuan Ministrinë e Jashtme.
Qeveria federale nuk e plotësoi kërkesën kineze. “Nga këndvështrimi i Qeverisë Federale, transparenca luan një rol kryesor në luftimin e suksesshëm të pandemisë,” iu bë ‘e qartë’ Republikës Popullore Kineze.
Ambasada kineze i mohoi këto raportime.
Sidoqoftë, Berlini vlerësoi përpjekjet që Kina kishte bërë për të kufizuar virusin. “Jemi në kontakt të ngushtë me Pekinin në kontekstin e partneritetit gjithëpërfshirës strategjik mes Gjermanisë dhe Republikës Popullore të Kinës në fusha të ndryshme”. Kjo përfshin shkëmbimet e rregullta me diplomatët kinezë.
Bause, zëdhënëse e të drejtave të njeriut në Grupin e Gjelbër, kritikoi marrëdhëniet e Qeverisë Federale me Kinën: “Kjo përgjigje e Ministrisë së Brendshme tregon edhe njëherë qetësinë e Qeverisë Federale përballë Kinës. Shërbimi i Jashtëm Europian e liston qartësisht Kinën mes vendeve që janë të interesuara për fushatat e dezinformimit dhe teoritë konspirative për koronavirusin”.
Qeveria nuk është e përgatitur për të mbajtur një qëndrim të qartë kundër përpjekjeve për ndikim nga Pekini.