TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shteti amerikan i New York, epiqendra e shpërthimit të koronavirusit në vend, do të lejojë farmacitë që të kryejnë testime për virusin.
Kështu bëri të ditur guvernatori Andrew Cuomo. Ai tha se 5 mijë farmaci do jenë në gjendje që të kryejnë testime. Qëllimi është që të ofrohen mbi 40 mijë testime në ditë.
SHBA ka mbi 938 mijë raste të konfirmuara. Thuajse një e treta e 53 mijë vdekjeve janë regjistruara në Nju Jork.
Guvernatori tha po ashtu se testimet për antitrupat pritet të zgjerohen në katër spitale, duke nisur nga bluzat e bardha.
Ai tha se farmacitë e pavarura mund të lejohen që të mbledhin mostra për testime diagnostikuese.
Pranimet në spital kanë nisur të bien, ndërsa guvernatori tha se kjo është një shenjë se kriza po ulet. Megjithatë ai bëri thirrje që njerëzit të mbeten vigjilentë.