TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Disa bosë mafiozë italianë janë liruar nga burgu nën një rregullore të re, thotë prokurori i antimafias.
Francesco Bonura, një bos me ndikim në Sicilian Cosa Nostra, Vincenzo Iannazzo anëtar i Ndrangheta dhe Pasquale Zagaria, një anëtar i fisit Casalesi, tani janë transferuar në arrest shtëpiak, sipas Federico Cafiero De Raho, prokuror i antimafias Italiane.
Për të parandaluar përhapjen e koronavirusit brenda ambienteve korrektuese, qeveria italiane autorizoi magjistratët që të transferonin të burgosur që kanë 18 muaj ose më pak në dënime në arrest shtëpiak.
Cafiero De Raho tha që të tre burrat ishin mbajtur nën "masa shtesë izolimi" për të shmangur kontaktin me njerëzit jashtë burgut për shkak të roleve që ata kishin në organizatat mafioze.
"Pasi ato dërgohen në shtëpi, këto masa padyshim nuk zbatohen më," shtoi prokurori. Burimi:CNN /TPZ.al/