AKTUALITET, 9 Prill 2020, 12:19

Koronavirusi në Spanjë, brenda 24 orëve humbin jetën 683 persona, 15, 238 viktima në total

Koronavirusi në Spanjë, brenda 24 orëve humbin jetën 683


Bilanci i viktimave nga koronavirusi në Spanjë mbetet tragjik, por trendi është drejt uljes.

Kështu, sipas të dhënave të publikuara nga autoritetet e shëndetit në vend, brenda 24 orëve si pasojë e koronavirusit kanë humbur jetën 683 persona.

Numri total i personave që e kanë humbur betejën me virusin është rritur në 15,238, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Rastet e konfirmuara me koronavirus në të gjithë vendin u rritën në 152.446 nga 146.690 që ishin të mërkurën.