AKTUALITET, 24 Mars 2020, 14:48

Çelja e negociatave me Shqipërinë, Basha: Tani gjithçka është në dorën tonë, të përmbushim të gjitha kushtet

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas vendimit nga Këshilli i Ministrave të BE-së, që vendosi në një video-konferencë të zhvilluar të martën në mesditë të hapë dritën e jeshile për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në një postim në rrjetet sociale, lideri i opozitës thotë se tani është momenti që të përmbushen të gjithë kushtet e vendosura më herët.

POSTIMI I PLOTE

“Vendet anëtare të BE-së dëshmuan sot se e mbështesin Shqipërinë dhe shqiptarët me shprehjen e vullnetit për të hapur negociatat. Tani gjithçka është në dorën tonë për të përmbushur të gjithë kushtet e vendosura për nisjen e tyre“.