TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Këshilli i Ministrave të BE-së, vendosi në një video-konferencë të zhvilluar të martën në mesditë që të japë dritën e gjelbër për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Këtë e bëri të ditur ministri gjerman i Evropës përmes twitter-it:
Lajm i mirë në këto kohë të zymta: më në fund drita jeshile në video-konferencën e sotme të Këshillit të Ministrave për Evropën për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE me miqtë tanë nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria. Fitore për BE-në dhe Ballkanin Perëndimor. Urime Tiranës dhe Shkupit, ka shkruar në twitter ministri gjerman i Evropës.
https://twitter.com/MiRo_SPD/status/1242435580677554180
Edhe komisari i zgjerimit, Olivér Várhelyi, u tregua i kënaqur me rezultatin, "Përgëzoj me gjithë zemër të dy vendet. I dërgojmë një mesazh të qartë dhe të fortë Ballkanit Perëndimor: E ardhmja juaj është në BE", shkroi ai përmes twitterit,.
https://twitter.com/OliverVarhelyi/status/1242417183369637888