AKTUALITET, 19 Maj 2021, 12:43

“Masakra e 25 prillit nuk zgjidhi asgjë”, Basha pas takimit në Shkodër: Ne do të ngremë kokën, do t’ia bëjmë të qartë të gjithëve se nuk ndalojmë

“Masakra e 25 prillit nuk zgjidhi asgjë”, Basha pas takimit

Kreu i PD, Lulzim Basha ka premtuar pas takimeve në Shkodër se beteja e tij do të vijojë së bashku me demokratët.

Ai thotë se zgjedhjet e 25 prillit që u kthyen në masakër elektorale nuk zgjidhën asgjë për shqiptarët.

Më tej ai thekson se do i bëhet e qartë të gjithëve se lufta për demokracinë dhe të ardhmen nuk ndalet.

Postimi i plotë:

Masakra elektorale e 25 prillit nuk zgjidhi asgjë për shqiptarët.

Prandaj ne do të ngremë kokën, do të ngremë zërin më shumë se kurrë dhe do t’ia bëjmë të qartë të gjithëve se nuk do të ndalojmë së luftuari për demokracinë dhe të ardhmen tonë.