AKTUALITET, 30 Korrik 2020, 20:26

Koronavirusi në Itali, konfirmohen 386 raste të reja brenda 24 orëve

Koronavirusi në Itali, konfirmohen 386 raste të reja brenda 24


Italia duket se më në fund pas shumë muajsh nën pushtetin e koronavirusit, po me frymë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë vetëm tre persona.

Ndërkohë në orët e fundit janë konfirmuar pozitivë me Covid 386 raste të reja duke e çuar në 247 158 numrin e përgjithshëm të të infektuarve mes të cilëve 35 132 kanë ndërruar jetë.

Në vend sot pati edhe 765 të shëruar për një total prej 199.796 ish pacientë.

Në Rajonin e Lombardisë sot u raportua për 88 raste të reja me Covid, (dje ishin 46), shifër që e rrit në 96 142 numrin e të infektuarve që nga fillimi i pandemisë në Itali.