TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një bazë kërkimore kiliane në Antarktidë është infektuar me koronavirus, që do të thotë që virusi tani është përhapur në çdo kontinent.
Tridhjetë e gjashtë vetë në bazën e Bernardo O’Higgins Riquelme rezultuan pozitivë me Covid-19 të hënën.
Besohet se personat në bazë janë infektuar pas dorëzimit të furnizimeve nga anija Sargento Aldea e cila mbërriti nga Kili në 27 nëntor. Kur anija u kthye në portin e Talcahuano tre javë më vonë, disa anëtarë të ekuipazhit rezultuan pozitivë me Covid-19.
Flota detare ka deklaruar se kishin marrë çdo masë paraprake para se të niseshin për në Antarktidë.
Deri të hënën, Antarktida ishte e vetmja pjesë e planetit e paprekur nga virusi vdekjeprurës.
Turizmi në kontinentin e akullt në Polin e Jugut ishte anuluar gjatë pandemisë. Si rezultat, puna në pesë stacionet kërkimore britanike, është anuluar. Ushtria kiliane tha se i gjithë personeli i O’Higgins ishte kthyer në shtëpi.
Në një deklaratë për stacionin televiziv 24 Horas, ushtria tha:
"Falë bashkëpunimit në kohë, u bë i kthimi i personelit në shtëpi, i cili pasi iu nënshtrua një kontrolli mjekësor dhe një testi PCR, rezultuan pozitiv për COVID-19."
Baza në të cilën u infektua personeli është një nga 13 bazat kiliane në Antarktidë dhe mban emrin e Bernardo O’Higgins Riquelme, i cili konsiderohet një hero kombëtar që ndihmoi në fitoren e pavarësisë së vendit nga Spanja në vitin 1810.