TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjykata e Lezhës ka caktuar masën “arrest me burg” për Nikoll Sherrnikun, i akuzuar si i përfshirë në vrasjen e efektivit Xhulio Prela.
Nikoll Sherrniku, i cili ndodhet pas hekurave i dyshuar për vrasjen e efektivit të FNSH-së rezulton të jetë dorëzuar në policinë e Lezhës në datë 19 Dhjetor ora 16:00.
Ai është dorëzuar në policinë e Lezhës pasi gjykata e Lezhës i kishte caktuar masën e sigurisë arrest me burg katër ditë më parë, në datë 15 Dhjetor.
Sherrniku ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen duke thënë se atë natë ka qenë në banesën e tij dhe nuk ka njohje me personin tjetër të shpallur në kërkim Brilant Martinajn.
26-vjeçari Xhulio Prela, u vra teksa po kthehej nga Shkodra mëngjesin e 5 dhjetorit, nga ku kishte dërguar më herët një mikun e tij që ishte kthyer nga Anglia.
Vrasja ndodhi në afërsi të fshatit Gajush në orën 03:00 të mëngjesit teksa dyshohet se Xhulio Prela është qëlluar nga afër me tre plumba, ndërsa njëri prej tyre ka qenë në zemër duke i shkaktuar vdekjen.