AKTUALITET, 22 Dhjetor 2020, 08:43

Alternime kthjellimesh dhe vranësira, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Alternime kthjellimesh dhe vranësira, si do të ndryshojnë

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti për ditën e martë parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira deri të dendura.

Reshje shiu të karakterit lokal me intensitet të ulët përgjatë vijës bregdetare jugperëndimore. Përgjatë luginave do ketë prezencë të mjegullës së dendur, e mjegullina lokale.

Era, do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-7m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C

Shkodër 3/14 Re diell

Kukës -1/5 Re diell

Lezhë 3/13 Re diell

Dibër -2/5 Re diell

Durrës 6/18 Re diell

Tiranë 8/17 Re diell

Elbasan 6/17 Re diell

Berat 3/18 Re diell

Vlorë 7/17 Re diell shi

Korçë 1/8 Re diell

Gjirokastër 2/15 Re diell

Sarandë 6/18 Re diell.