TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vjehrri i Nikollë Sherrnikut, i dyshuar për vrasjen e efektivit Xhulio Prela ka deklaruar se dhëndri natën kur ka ndodhur ngjarja ka qenë në shtëpinë e tij.
Astrit Gjoka shprehet se akuza që është ngritur ndaj tij nuk qëndron.
“Unë quhem Astrit Gjoka, banoj në fshatin Adriatik. Nikollë Shërrniku është i fejuari i vajzës sime. Ka katër vite që është i fejuar.
Për akuzën që ngrihet ndaj tij deklaroj me bindje të plotë se Nikollë Sherrniku ka qenë te shtëpia ime dhe është çuar në orën 9 të mëngjesi dhe ka shkuar në shtëpi se në datën 5 kishte ditëlindjen. Jemi organizuar dhe kemi shkuar tek shtëpia e tij. kemi ndenjur deri në orën 11:30 dhe kemi shkuar në shtëpinë tonë.
Kam deklaruar edhe në polici për këtë fakt. Nikolla ka ndenjur a kohë në Itali dhe atje ka punuar si mekanik, ka ardhur në Shëipëri edhe këtu duke rregulluar ndonjë makinë. Akuzat nuk qendrojnë.
Unë e deklaroj se ka qenë tek shtëpia ime në datë 4. Këtë fakt e kam deklaruar edhe në polici. Për sa e kam dhëndër unë nuk ka disponuar mjet në pronësinë e vet”, ka thënë ai.
Më tej, Gjoka mohon që Sherrniku të ketë lidhje me personin tjetër të shpallur në kërkim nga policia, Brilant Martinaj.
“Me personin tjetër absolutisht as unë nuk e njoh dhe as ai nuk ka njohje fare.
Unë edhe e kam ndihmuar ekonomikisht sepse ka kushte të vështira. Unë po kërkoj që të mos funksionojë kështu drejtësia të kapet tjetri pa asnjë lloj fakti. Është njeri hallexhi”, tha ai.