AKTUALITET, 22 Dhjetor 2020, 09:44

Dyshohet se aksidentoi 62-vjeçarin, arrestohet shoferi në Lezhë

Dyshohet se aksidentoi 62-vjeçarin, arrestohet shoferi në Lezhë

Një 35-vjeçar me iniciale L.B. banues në Lezhë është arrestuar nga policia pasi teksa ka qenë duke drejtuar automjetin e tip tip Benz ditën e djeshme dyshohet se ka aksidentuar 62-vjeçarin Preng Lazri i cili po udhëtonte me motor.

Ky i fundit është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë ku po merr ndihmën e parë mjekësore.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L.B.,35 vjeç,banues në fshatin Torovicë, Lezhë.

Ky shtetas në aksin rrugor Shkodër-Lezhë,duke drejtuar mjetin e tij tip “Benz” ,ka aksidentuar mjetin tip motoçikletë me drejtues shtetasin P.L.,62 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Traumës ,Tiranë”, njofton policia.