AKTUALITET, 22 Dhjetor 2020, 09:49

Ishte dënuar me burg, arrestohet 27 vjeçari në Kukës

Ishte dënuar me burg, arrestohet 27 vjeçari në Kukës

Policia e Kukësit ka vënë në pranga një 27 vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim.

Sipas uniformave blu 27-vjeçari ishte dënuar me 5 muaj burg, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Njoftimi i policisë:

Kapet dhe ndalohet 27-vjeçari i dënuar me 5 muaj burg, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Efektivët e DVP Kukës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim E.O, 27 vjeç, banues në Kukës.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës, e ka dënuar me 5 muaj burg, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik.