TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj dhe ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim kanë firmosur marrëveshjen e ekstradimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës që zëvendëson traktatin e vitit 1933 të firmosur nga Faik Konica.
Me marrëveshjen e re përditësohen kategoritë e veprave penale për të cilat mund të kërkohet ekstradimi nga palët.
Në këtë listë do të përfshihen edhe veprat penale me karakter financiar, tatimor dhe doganor, korrupsionin, veprat mjedisore, veprat në fushën informatike e çdo vepër që dënohet me heqje të lirisë për një periudhë maksimale prej më shumë se një viti ose për një dënim më të rëndë.