AKTUALITET, 4 Dhjetor 2020, 08:30

Koronavirusi i merr jetën ish-deputetit të PS, Marko Bello

Koronavirusi i merr jetën ish-deputetit të PS, Marko Bello

Një tjetër viktimë është shënuar nga Covid-19 në vendin tonë këtë të premte. Viktima është ish deputeti i Partisë Socialiste Marko Bello.

Ai ka ndërruar jetë në moshën 59-vjeçare në një spital në Turqi, aty ku dhe po merrte trajtimin e nevojshëm.

Marko Bello ka qenë deputet i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë nga viti 2001-2013.

Gjatë karrierës së tij politike Bello ka mbajtur postin e ministrit për Integrimin Evropian dhe ministër Shteti për Koordinimin Qeveritar.

Ndërsa gjatë viteve 1997-2000, 59 vjeçari ka shërbyer si ambasador i Shqipërisë në Rumani dhe më pas zv/ministër i Mbrojtjes.