AKTUALITET, 3 Dhjetor 2020, 22:48

Shkrimi i "Der Standard" për humbjen e gjyqit me Bechettin, Rama: Skandaloz, bazuar mbi të pavërteta!

Shkrimi i "Der Standard" për humbjen e gjyqit me Bechettin, Rama:


Kryeministri Edi Rama, e ka quajtur skandaloz shkrimin e "Der Standard", lidhur me procesin gjyqësor të qeverisë shqiptare, me Bechettin.

Në shkrim, thuhej se Bechetti dhe të tjerët, kanë filluar të kërkojnë konfiskimin e aseteve të Shqipërisë në Austri, sepse qeveria shqiptare refuzon të pagujë paratë e gjyqit të humbur. Në shkrim sqarohej, se edhe pse qeveria pretendon se procesi është në apel, sërish paratë duhet të paguhen.

Rama tha se gjyqi nuk ka përfunduar dhe se ai nuk mund të bëjë komente për shkak të "konfidencialitetit", por shkrimin e quajti "të bazuar në të pavërteta".

"Shkrimi është bazuar në të pavërteta. Është shkrim skandaloz. 

Di që deri tani që flasim, për gjyqet që nuk kanë mbaruar, për të cilat jemi në kushte konfidencialiteti, nuk bëj dot koment. Ato që kanë mbaruar, ne i kemi fituar me Bechettin. Nuk është e vërtetë që çështja është në atë kornizë të shkruar nga ajo gazetë, që është në fakt, një gazetë e respektueshme", tha Rama.

Ja çfarë thuhet në shkrimin e Der Standard:

Disa banka austriake dhe kompani energjitike kanë marrë së fundmi emaile të pazakonta. Një firmë ligjore i ka pyetur nëse kanë asete të Republikës së Shqipërisë. Arsyeja është një arbitrazh që investitorë italianë kanë nisur kundër Shqipërisë në vitin 2015 dhe kanë fituar. ICSID i ka akorduar 100 milionë euro në prill 2019. Për shkak se qeveria në Tiranë, refuzon të pajtohet me vendimin, asetet shqiptare të cilat nuk janë të mbrojtura nga konventat diplomatike mund të konfiskohen në mbarë botën“. thuhet ndër të tjera në shkrimin e medias austriake.

Në shkrim përmendet edhe fakti  se çështja ka të bëjë me lirinë e shtypit, pasi bëhet fjalë për mbylljen e televizion Agon.

Rasti i Shqipërisë, është veçanërisht pikant, sepse bëhet fjalë për lirinë e shtypit, për kompaninë televizive, Agonset, e cila në opinionin e arbitrazhit, u shtetëzua për shkak se ishte kritike ndaj qeverisë. Shpronësimi ishte ‘kulmimi i një fushate politike kundër paditësit”, të cilat u vijuan me procedime kriminale të diskutueshme“, vijon më tej artikulli.

/TPZ.al/

LEXO EDHE:

https://www.tpz.al/2020/11/26/der-standard-bechetti-kerkon-konfiskimin-e-aseteve-te-shqiperise-ne-austri-sepse-qeveria-nuk-i-paguan-parate/