AKTUALITET, 3 Dhjetor 2020, 22:34

Lleshaj: Ja cilët qytete janë më problematikët me rendin në Shqipëri!

Lleshaj: Ja cilët qytete janë më problematikët me rendin

Në emisionin ‘Opinion’, Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, e ka cilësuar Tiranën si një nga qytetet më të problematike sa i përketë situatës së rendit.

Sipas tij, kjo është e lidhur edhe me numrin e lartë të banorëve, ndërkohë që pohoi edhe problematika edhe në qytetin e Vlorës, Elbasanit dhe Shkodrës.

Blendi Fevziu: Cilat janë qytetet më problemetike sa i përket situatës së rendit?

Sandër Lleshaj: Në pikëpamje statistikore Tirana ka numrin më të lartë të kriminalitetetit sepse ka dhe popullsinë të më madhe. Eshtë e shpërndarë në fakt për shkak të raportit të popullsisë. Por kanë rënë në sy edhe Elbasani, Shkodra, Vlora. Mendoj se meriton trajtim serioz kjo çështje. Është bërë një lëgjendë e madhe për Vlorën, por nga raportimet e policisë nuk rezulton e tillë.