AKTUALITET, 3 Dhjetor 2020, 21:48

Rama i'a lë fajin Hollandës për dështimin e negociatave: Kanë interesa elektorale, por nuk i tregoj dot të gjitha tani...

Rama i'a lë fajin Hollandës për dështimin e


Më në fund, kryeministri Edi Rama, e ka pranuar se konferenca ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së, për nisjen e bisedimeve, nuk do të mbahet, pasi ka vende të cilat nuk kanë dhënë konsensusin. Sipas Ramës, një prej vendeve është Hollanda.

Kryeministri deklaroi në RTV Ora,  se Hollanda nuk i lejon negociatat me Shqipërinë, për shkak se ka interesa elektorale. Pra shkurt, sipas kryeministrit, fajin për këtë dështim, nuk e ka ai dhe qeveria që drejton, apo mos plotësimi i kushteve, por zgjedhjet e Hollandës në mars!

"U tha që doli zonja [i referohet Merkelit] dhe bllokoi Edi Ramën se më në fund e njohu kush është Edi Rama. Së pari, kjo nuk ka asnjë lidhje. Gjermania ka presidencën në BE dhe ka luftuar deri mbrëmë, si presidencë e BE dhe është shtyrë mbledhja. Ka luftuar ta cojë para procesin për të dyja vendet. Kush flet për Gjermaninë nuk di çfarë flet, ose e bën me qëllim.

Thelbi është që Gjermania, ka qenë shumë e interesuar që presidenca gjermane të shënojë këtë sukses, sepse Gjermania është kampione në procesin e zgjerimit, vazhdon të ushqejë flakën e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE. Janë dy vende që negociatat janë hapur dhe duhet miratuar korniza negociatore dhe të bëhet konferenca.

Deri mbrëmë është luftuar për kornizën negociatore. Kanë ngelur pezull sepse nuk ka konsensus. Konsensusin nuk e pengojnë 10 vende, sic thotë ajo gazetarja. Thelbi është që BE, nuk merr dot vendim nëse sjanë të gjithë dakord. 

Ana tjetër është që historia e procesit nuk është fare, e lidhur me cfarë bëjmë ne, për sa kohë një vend, dy, tre, pesë, kanë axhendën e tyre elektorale. Ka zgjedhje në mars në Hollandë, e dinë të gjithë", tha kryeministri.

Rama tha se nuk mund t'i tregojë të gjitha sepse është kryeministër, por në të ardhmen do të flasë...

"Është çështje interesash të brendshme, narrativash të brendshme. Nuk flas dot shumë gjëra sot, sa kohë jam kryeministër. Merkel nuk mund ta premtoj se s'ka si, sepse nuk varet nga Gjermania por konsensusi. Në këtë rast është Hollanda, që nuk e do këtë punë. Arsyeja që unë mund ta them, është që ka zgjedhje në mars. 

Nuk kam çfarë flas tani sepse jam kryemnistër, por do të mund ti them gjërat më vonë, të thëna dhe të dëgjuara, biseda të qarta mes të gjithëve", tha Rama.

/TPZ.al/