TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama, ka përsëritur edhe njëherë se nuk ka një tentativë nga qeveria për të kriminalizuar "memet" dhe foto montazhet dhe tha se ndryshimet ligjore në Kodin Penal, janë ende në diskutim.
Pavarësisht se sot rrodhi në media një draft i ndryshimeve të reja, Rama mohoi që ato të targetojnë montazhet.
"Bëhet fjalë për një material të shkruar nga një grup pune, që po punon për Kodin e ri Penal. Edhe në atë material, që nuk është akoma projekt i Ministrisë së Drejtësisë, jo më i qeverisë. Është marrë nga disa kode penale të Europës dhe sigurisht nuk lidhet me memet, por është interpretim i gabuar, që ta lidhësh me memet, sepse bëhet fjalë për montazhe që synojnë atë që thuhet aty. Thënë kjo, është rendje shumë e shpejt për të denoncuar një fakt të tmerrshme".
Rama tha se e konsideron "një privilegj" kur e vënë në lojë.
"Nuk i kam kuptuar politikanët që kanë probleme me humorin apo satirën ndaj tyre. E konsideroj një privilegj të vihesh në lojë dhe të jesh arsye të krijohesh si personazh, jo kërcënim apo problem.
/TPZ.al/