AKTUALITET, 3 Dhjetor 2020, 22:08

Rama: S'kam problem kur më thonë gomar, por kur më thonë hajdut! Të huajt ja fusin kot, për ligjin për mediat

Rama: S'kam problem kur më thonë gomar, por kur më


Kryeministri Edi Rama, ka folur për ligjin e ashtuquajtur anti-shpifje, duke deklaruar se nuk do të tërhiqet nga miratimi i tij edhe pse shumë ekspertë dhe përfaqësues të qeverive europiane, janë kundër këtij ligji censurues.

Rama tha se përfaqësuesit e qeverisë hollandeze "flasin pa lidhje".

"Për ligjin ka një konfuzion total dhe atyre ja kam thënë, ja fusin kot. Flas për komponentë të këtij zinxhiri të të huajve. Janë disa. Një është Venecia që ka bërë një opinion solid dhe mbi të cilin ne dhe grupi i punës po punon. Një komponent tjetër, janë përfaqësues të qeverisë hollandeze, pa lidhje, flasin pa lidhje.  Një tjetër, nga KE.

Ne kemi një ligj sot që flasim që rregullon veprimtarinë edhe me personat e lënduar, të gjithë televizionet, gazetat, radiot, e kanë ligjin. Pra sot, nëse unë dua, ose çdo qytetar do të të çoj ty në gjykatë, për shkak se ndihet i lënduar e bën, me ligj. Sipas ligjit, nëse shpallesh i fajshëm, ka një penallti të caktuar. Nëse ekrani jep një lajm të rremë. ", tha Rama.

Ai deklaroi se personalisht, nuk e ka problem kur i thonë "gomar", por shqetësohet kur i thonë hajdut, pasi për këtë duhen fakte.

"Nuk kam problem nëse dikush shpreh një opinion negativ ndaj meje. Për mua, nëse më thonë gomar, është opinion, s'kam problem me këtë. Mund të konsiderohet fyerje. Por në rast se më thonë hajdut, ky nuk është opinion, por duhen fakte", tha Rama.

Në fakt, ka raste kur kryeministri i ka paditur gazetarët vetëm se kanë shprehur opinionin e tyre. Një nga rastet, është padia e Ramës ndaj gazetarit Ylli Rakipi, që e ka paditur për faktin se e ka quajtur kryeministrin "klloun", një opinion normal që çdo gazetar e bën në vendet demokratike për politikanët.

Pjesë nga biseda mes Ramës dhe gazetarit Lela:

Rama: Nuk ka dot, pavarësisht çfarë janë thënë dhe sajuar, nuk ka një pronar, një drejtor lajmesh, një gazetar që të thotë se në një mënyrë ose në një tjetër, pushteti, unë, struktura të tjera, i kanë bërë presion, për arsye të shprehjes. Nuk ekziston një rast i vetëm, që taksidarët të jenë turrur ndaj një media siç u turrën...

Lela: Syri është një rast, policia në dyert e Syrit. Ne jemi në valët e RTV Ora, kam parë prani policore, janë dy administratorë shtetërore. Jeni duke folur për litarin në shtëpinë e të varurit.

Rama: Ne këtu duhet të flasim për të vërtetën. Të lidhësh faktin e rastit të Syrit, që ishte një rast skandaloz, një rast që u krijua panik që mund të sillte pasoja në kohën e tërmetit.

Lela: E lëmë Syrin e Orën, flasim për një vajzë, që postoi një link të një gazete italiane për tërmetin dhe u arrestua.

Rama: Nuk ka gjëra të tilla. Rasti i Syrit, kishte lidhje me një lajm të rremë që përhapi një panik të tmerrshëm. Këto janë gjëra të dënueshme. Sa i përket televizionit, ka patur prani policore në televizionin tuaj, që sot administrohet nga shteti. Prania nuk lidhet me përpjekje timen për të influencuar linjën editoriale apo instrumente të pushtetit ekzekutiv. Lidhet me strukturat e reja të drejtësisë, që kanë vendosur. Jo çdo gjë e bën Edi Rama. Fakti është që e bëjnë institucionet e drejtësisë. Kjo gjë bën xixa mes meje dhe jush. Opinioni është ok, por jo fakt alternativ.

/TPZ.al/