TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur në lidhje me hetimin e tij nga Gjykata Speciale. Me anë të një interviste në emisionin Pressing në T7 ai ka thënë se ka informacione që Gjykata Speciale nuk është duke e hetuar më.
“Kam informata se nuk jam më subjekt i hetimit të Speciales. Kjo është ajo që kam dëgjuar dhe e di. Edhe kur kam qenë i dyshuar dhe kam qenë atje. Më shumë jam pyetur për njohuri se sa për vepra”, ka thënë ai.
Ramush Haradinaj më parë ka shkuar në Hagë dhe është intervistuar nga Gjykata Speciale, por është deklaruar i pafajshëm. Më pas ai kandidoi për kryeministër në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit të kaluar. Po ashtu, Haradinaj ka bërë të ditur se do të kandidojë për postin e Presidentit të Kosovës.