TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ekonomia e Kinës u tkurr për herë të parë në disa dekada në tremujorin e parë të vitit, pasi fabrikat dhe bizneset u detyruan të mbyllen për shkak të virusit. Ekonomia e dytë më e madhe në botë u kontraktua me 6.8% sipas të dhënave zyrtare të publikuara të premten.
Ndikimi financiar i koronavirusit në ekonominë kineze do të jetë një shqetësim i madh për vendet e tjera. Kina është një fuqi ekonomike, si konsumator dhe prodhues i madh i mallrave dhe shërbimeve.
Kjo është hera e parë që Kina ka parë tkurrjen e ekonomisë së saj në tre muajt e parë të vitit që kur filloi të regjistrojë shifrat tremujore në 1992.
“Tkurrja e PBB-së në janar-mars do të përkthehet në humbje të përhershme të të ardhurave, të pasqyruara në falimentime nëpër kompani të vogla dhe humbje pune”, tha Yue Su në Njësinë e Inteligjencës Ekonomike.
Vitin e kaluar, Kina pati një rritje të shëndetshme ekonomike prej 6.4% në tremujorin e parë, një periudhë kur ajo u mbyll në një luftë tregtare me SHBA.
Në dy dekadat e fundit, Kina ka parë rritje mesatare ekonomike rreth 9% në vit, megjithëse ekspertët kanë vënë në dyshim rregullisht saktësinë e të dhënave të saj ekonomike.Ekonomia e saj u ndalgjatë tre muajve të parë të vitit për shkak të karantinës në shkallë të gjerë për të parandaluar përhapjen e virusit në fund të janarit.
Si rezultat, ekonomistët kishin pritur shifra të errëta, por të dhënat zyrtare vijnë edhe më keq sesa pritej.
Nga të dhëat e tjera kryesore të publikuara në raportin e së premtes: