TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Testet e antitrupave përcaktojnë, nëse një person ka qenë i infektuar më parë me Covid-19 dhe se mund të ketë zhvilluar imunitet.
Në një telefonatë javën e kaluar, disa nga shkencëtarët kryesorë të vendit informuan zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë në lidhje me testimin e antitrupave.
"Ne kemi bërë përparim të madh me testimin e antitrupave, përparim fantastik,”- tha Trump në një konferencë për media më 5 prill.
Pesë ditë më vonë, zëvendës Presidenti, Mike Pence tha në një konferencë për mediat, se “shumë shpejt ne do të kemi një test të antitrupave, që amerikanët do të jenë në gjendje ta bëjnë, për të përcaktuar nëse kanë pasur koronavirus.”
Por në një thirrje telefonike më 6 prill, shkencëtarët u thanë anëtarëve të Zyrës së Politikës së Shkencës dhe Teknologjisë në Shtëpinë e Bardhë, se ka probleme me disponueshmërinë dhe besueshmërinë e testeve të antitrupave, raporton CNN.
Ekzistojnë disa probleme me testet e antitrupave.
Së pari, kompanitë mund të shesin teste antitrupash, pa paraqitur të dhëna vlefshmërie që tregojnë se ata në të vërtetë funksionojnë.
Ka pasur shqetësime se disa nga testet mund të ngatërrojnë coronavirusin që shkakton pandeminë aktuale, me një nga coronaviruset që shkaktojnë ftohjen e zakonshme.
Rezultatet nga testet e antitrupave “duhet të shihen si të dyshimta derisa të kryhen kontrolle rigoroze dhe të përshkruhen karakteristikat e performancës, pasi metodat e zbulimit të antitrupave mund të ndryshojnë në mënyrë të konsiderueshme dhe shumica deri më tani nuk kanë përshkruar kontrolle të standardizuara mirë”, thuhej në letrën e shkencëtarëve të NAS, drejtuar Shtëpisë së Bardhë.
Dr. Harvey Fineberg, kryetar i komitetit të NAS, i cili ishte gjithashtu në telefonatë me Shtëpinë e Bardhë, shtoi se testet e antitrupave janë të rëndësishme në shkallë kombëtare, për të vlerësuar se cila pjesë e popullsisë mund të jetë imune, por edhe në një nivel personal.
“Të gjithë duan të dinë: Jam imun? A mund ta vizitoj gjyshen tani që nuk jam kërcënim për të dhe ajo nuk është kërcënim për mua?”- tha ai.
“Si t’i dallojmë njerëzit që tani mund të dalin me siguri? Kjo është një pyetje e rëndësishme personale dhe sociale”./Burimi CNN