AKTUALITET, 24 Gusht 2018, 16:45

Koreanoveriori So Hyon-UK, kontratë 2-vjeçare me Partizanin

Koreanoveriori So Hyon-UK, kontratë 2-vjeçare me Partizanin

Partizani zyrtarizon afrimin më të fundit të merkatos, koreanoveriorin So Hyon-UK.

Mesfushori 26-vjeçar ka nënshkruar sot një kontratë dyvjeçare me të kuqtë, që do të thotë se do të jetë pjesë e kryeqytetasve deri në verë të vitit 2020.

Forma që ka shfaqur në stërvitje duket se e kanë bindur stafin drejtuesit për t’i ofruar marrëveshje afatgjatë.

So Yuon-UK regjistron edhe 33 ndeshje me përfaqësuesen e Koresë së Veriut dhe i bashkohet skuadrës pas një ekperience në Superligën e Bosnjë dhe Hercegovinës.