TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Tiranës ka goditur një grup që merrej me prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike. Pas informacioneve policia është vënë në ndjekje dhe ka arrestuar tre persona dhe ka shpallur në kërkim një tjetër.
Njoftimi i plotë
• K. V., 23 vjeç, banues në Tiranë,
G. L., 26 vjeç, babues në Krujë,
A. L., 23 vjeç, banues në Krujë.
Si dhe u shpall në kërkim shtetasi M.K., 32 vjeç, banues në Krujë.
Më datë 10.03.2018, në rrugën ” Skëndërbeu” gjatë kontrollit të ushtruar në automjetet tip “Audi” dhe ”Golf 4″ që keta shtetas lëviznin iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 155 kg bimë narkotike e dyshuar e llojit ” Cannabis Sattiva”.
Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale :
• 13100 lekë, 2 automjete dhe 4 telefona celular. Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime te metejshme hetimore per veprat penale te “Prodhimit dhe shitjes se lendeve narkotike ne bashkepunim” parashikuara nga neni 283/2, te Kodit Penal.